Loading

Thotë shejkh Sulejman Er Ruhejli hafidhahullah:

Sa për fjalën e imam Ahmedit rahimehullah për bidatxhinjtë:

“Në mes nesh dhe jush është dita e xhenazeve”

ajo përfshin llojin e njerëzve që mblidhen në xhenazen e një personi: në xhenazen e sunnitit dallohen pasuesit e Sunnetit dhe ata që nuk e armiqësojnë Ehlus Sunnetin, kurse bidatxhinjtë dhe ata që njihen për armiqësinë ndaj Ehlus Suenntit bëjnë gara për t’u shfaqur në xhenazen e bidatxhiut.

Ashtu siç përfshin -dhe Allahu e di më së miri- dhe faktin që dita e xhenazes është një ditë gjatë së cilës demaskohen dhe zbulohen të infiltruarit dhe kameleonët, dhe gjatë së cilës dallohen rreshtat. Siç ka thënë El Galabi:

“Është thënë: Ithtarët e tekave fshehin çdo gjë përveç dashurisë dhe shoqërisë.”

Selefët thoshin: Kush na e fsheh bidatin e tij, nuk na e fsheh dot shoqërinë e tij; dhe ajo është më e dukshme ditën e xhenazes.

O Allah, na jep jetë në Sunnet, na forco në të dhe na vdis në të!

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: