Loading

Pyetje: Shejkh i nderuar nëse një person në Ramazan falet në fillim të natës në një xhami dhe në fund të natës në një xhami tjetër, a është shpërblimi i njëjtë?

Përgjigje nga shejkh Ibnul Uthejmin rahimehullah:

Ka thënë Profeti ﷺ:

«Kush falet me imamin derisa të largohet -dmth në namazin e natës në Ramazan- i shkruhet atij namazi i natës»

Nëse falet me imamin e parë më pas falet me imamin e dytë: nuk realizohet për të falja me imamin derisa të largohet; sepse ai e ka ndarë namazin e tij të natës në mes dy njerëzve.

I thuhet atij: ose falu me të nga fillimi i natës deri në fund të saj, ose do të humbasë shpërblimi.

📚 “اللقاء المفتوح” (١٦ / ١٧٦).

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: