Pyetje: folët për obligimin e marrjes nga Kur’ani dhe Sunneti, ekziston një grup që quhen: Kur’anijunë, cili duhet të jetë qendrimi ynë ndaj tyre?
Pëgjigje nga shejkh Ibnu Bãz rahimehullah:
Ashtu siç parapriu, ata nuk janë Kur’anijunë por kedhabunë (gënjeshtarë) armiq të Kur’anit; sepse Kur’ani ka urdhëruar për marrjen e Sunnetit dhe ka urdhëruar për bindjen ndaj Profetit ﷺ; dhe kush e mohon Sunnetin ka mohuar edhe Kur’anin! Kush e kundërshton Profetin ﷺ e ka kundërshtuar edhe Kur’anin! Kështu që ata nuk janë Kur’anijunë, porse janë kundër Kur’anit dhe shtrembërues të tij, të devijuar, madje qafira me konsensus të njerëzve të dijes
Kush e mohon Sunnetin dhe nuk punon me të dhe pretendon se punon vetëm me Kur’anin, atëherë ai është gënjeshtar, nuk ka punuar me Kur’anin, ai është i devijuar dhe devijues, qafir me konsensus të njerëzve të dijes.
Unë kam shkruar një ese të botuar në lidhje me këtë dhe e kam emërtuar: “Uxhub el-amel bis sunneh”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema