Myftiu: Abdul-Aziz ibnu Baz rahimehullah
Përgjigje: në bazë të asaj që ka ardhur, më e mira është që të renditet sipas asaj që është transmetuar nga Pejgamberi ﷺ.
Dhe në bazë të asaj që është e vërtetuar nga Pejgamberi ﷺ se ai pasi jepte selam pas namazit fard thoshte tre herë:
“Estagfiru Allah”
Pas saj njeherë:
“Allahumme Entes Selãm ue minkes selãm tebarekte ja dhel xhelali uel ikrãm”
Ashtu siç është vërtetuar prej hadithit të Theuban tek Muslimi, është vërtetuar një pjesë e tij nga Aishja -radij’Allahu anha- tek Muslimi gjithashtu, se ajo ka thënë: Pejgamberi ﷺ rrinte pas selamit aq sa thoshte: “Allahumme Entes Selãm ue minkes selãm tebarekte ja dhel xhelali uel ikrãm”, pastaj kthehej nga njerëzit.
Pas kësaj thoshte:
“La Ilahe il-lAllah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir”
Ka ardhur në hadithin e ez-Zubejr dhe el-Mugirah -radij’Allahu anhuma- që tregon se ajo thuhet vetëm njëherë, ka ardhur në një transmetim tjetër që tregon se ajo thuhet tre herë.
Pastaj thotë:
“La Ilahe il-lAllah ue la na’budu ila Ijahe lehun ni’metu ue lehul fadlu ue lehuth thenaul hasen, la Ilahe ila Allah mukhlisine lehud din ue leu keriha el-Kãfirune, Allahumme la mania lima E’atejte ue la mu’tije lima mena’te ue la jenfa’u dhel xheddi ue minkel xhed”
Pas çdo namazi prej pesë namazeve. Sabahut, drekës, Ikindisë, akshamit dhe Jacisë.
Ky është dhikri dhe në namazin e akshamit dhe të sabahut, shton duke e lexuar dhjetë herë:
“La Ilahe il-lAllah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu juhjiju ue jumitu, ue hue ala kul’li shej’in kadir”
Ka ardhur ky hadith i saktë enkas për namazin e akshamit dhe atë të sabahut, krahas asaj që përmendëm, thotë edhe dhjetë herë:
“La Ilahe il-lAllah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu juhji ue jumitu, ue hue ala kul’li shej’in kadir”
Pastaj thotë:
“SubhanAllah” 33 herë
“Elhamdulilah” 33 herë
“Allahu Ekber” 33 herë
Të gjitha bëhen 99 herë dhe e mbyll me duanë:
“La Ilahe il-lAllah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shej’in kadir”
E gjithë kjo është vërtetuar nga Pejgamberi -alejhis salatu ues selãm-.
Pastaj lexon Ajetin Kursij:
“Allahu la Ilahe il-la hue, el-hajjul kajjum…” [El-Bekare: 255]
Ky ajet thuhet vetëm njëherë, e cili quhet Ajeti Kursij, dhe ai është Ajeti më i mirë dhe më Madhështori në Kur’an, ashtu siç është surja Fatiha më madhështorja dhe më e mira në Kur’an, elhamdulilah Rabbil ‘Alemīn.
Pas Ajetit Kursijj lexon:
“Kul hue Allahu Ehad”
“Kul e’udhu bi Rabbil Felek”
“Kul e’udhu bi Rabbin Nas”
Vetëm njëherë pas namazit të drekës, Ikindisë dhe Jacisë.
Ndërsa pas namazit të sabahut dhe Akshamit e thotë tre herë.
Pra, këto tre sure i lexon vetëm njëherë pas namazit të drekës, Ikindisë dhe Jacisë, i përsërit tre herë pas namazit të Akshamit dhe Sabahut, pas dhikrit që përmendëm më sipër dhe më pas Ajeti Kursijj.
📚 http://www.binbaz.org.sa/noor/6182
Përktheu: Abdur-Rahman Mema