![]()
Ka thënë el-al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Lavdet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, lavdi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Profetin tonë Muhamed, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi atë që i pason ata deri në Ditën e Gjykimit.
Dhe me pas: ka qenë prej traditës së selefëve apo të shumë prej tyre që nëse hynte Ramazani i dedikoheshin leximit të Kur’anit. Për arsye se muaji kalon dhe ai është muaji i Kur’anit.
Është e këshillueshme që gjatë tij njerëzit t’i dedikohen leximit të Kur’anit.
Mirëpo, duke pasur parasysh kërkesën e vëllezërve në qendrën e davetit në Unejzeh që të bëhej ky takim rastësor.
Si dhe duke pasur parasysh dobinë që shpresoj nga Allahu subhānehu te’ala të ketë ky takim, pranova për të mbajtur këtë takim, në këtë natë, natën e së Dielës më 11 të muajit të bekuar të Ramazanit, të vitit 1420 h. Kjo natë, nata e së Dielës është dita e parë e javës.
Kjo natë, nata e së dielës është fillimi i dhjetëditëshit të mesëm të Ramazanit, lusim Allahun e Lartësuar që të na i përmirësojë neve dhe juve të fillimit dhe të fundit.
Në këtë natë dëshiroj që të përkujtoj veten time dhe juve për shfrytëzimin e kohës përpara se ikë, vërtet ditët kalojnë me shpejtësi, sidomos në këtë kohën tonë. Me të vërtetë njeriu është në ditën e Xhuma dhe befas e gjen veten në Xhumanë tjetër, sikur të ishte mes tyre vetëm një ditë.
Ky është kuptimi i fjalës së Profetit -sal-lAllahu alejhi ue ala Elihi ue sel’lem-:
«Nuk do të bëhet Kijameti derisa koha të kalojë shpejt»
Fjala e tij: «Derisa të afrohet koha kalojë shpejt»
Kanë thënë disa dijetarë: kuptimi i saj është se qytetet po rriten dhe distanca që është 10 ditë në mes dy qyteteve kur ato zmadhohen bëhet me pak se aq dhe koha afrohet me njëra-tjetrën.
Mirëpo ajo që duket është: se ajo shpjegohet me atë që ne përjetojmë sot. Koha është shumë afër me njëra-tjetrën, provoje vetë, muaji i Ramazanit vitin e kaluar është sikur të ketë kaluar vetëm Shab’ani.
Kjo është ajo që gjej në veten time, nuk e di a e gjeni edhe ju në veten tuaj apo jo? E gjeni? E gjeni edhe ju këtë!!! Sikur të ketë hyrë muaji i Ramazanit këtë vit natën e kaluar dhe tani është kryer një e treta dhe një e treta është shumë. Lusim Allahun e Lartësuar që ta na e falë atë që ka kaluar dhe të na ndihmojë në vepra të mira në atë që ka mbetur.
Dhjetë ditët e mesit janë më të mira sesa dhjetë ditët e para, teksa dhjetë ditët e fundit janë më të mira sesa dhjetë ditët e mesit.
Gjithashtu ju gjeni se në përgjithësi fundi i kohëve me vlerë është më i mirë sesa fillimi i tyre.
Ditën e Xhumasë, koha e ikindisë është më e mirë sesa ajo përpara saj.
Ditën e Arafatit, koha e ikindisë është më e mirë sesa ajo përpara saj.
Urtësia në këtë është dhe Allahu e di më së miri: se njerëzit kur fillojnë punën, lodhen dhe mërziten, ndaj janë nxitur për mirësinë e fundit të kohëve dhe jo për fillimin e tyre, në mënyrë që të fuqizohen dhe të punojnë vepra të mira.
📚 “سلسلة اللقاء الشهري” (74a)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema