Loading

Imam Ibnul Kajjim rahimehullah:

Robi, para Allahut ka dy qëndrime: një qëndrim në namaz dhe një qëndrim ditën kur do takohemi me Të.

Kujt qëndron ashtu siç duhet në qëndrimin e parë, i lehtësohet qëndrimi tjetër.

Dhe kujt e merr lehtë këtë qëndrim (në namaz), dhe nuk ia jep hakun, i vështirësohet qëndrimi (në botën tjetër).

Ka thënë i Lartësuari:

{ وَمِنَ ٱلَّیۡلِ فَٱسۡجُدۡ لَهُۥ وَسَبِّحۡهُ لَیۡلࣰا طَوِیلًا (26) إِنَّ هَـٰۤؤُلَاۤءِ یُحِبُّونَ ٱلۡعَاجِلَةَ وَیَذَرُونَ وَرَاۤءَهُمۡ یَوۡمࣰا ثَقِیلࣰا (27) }

{Gjatë natës bëj (o Muhamed ﷺ) sexhde për Të, dhe madhëroje Atë (duke falur namaz nate) për një kohë të gjatë. Vërtet, ata (jobesimtarët) e duan shumë jetën e kësaj bote, dhe e hedhin pas shpine atë ditë të vështirë.}

[El-Insan: 26-27]

📚 الفوائد» لابن القيّم: (ص 240)»

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: