Ka thënë imam el-Bukharij -rahimehullah-:
Imani është: Fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet.
📚 “صحيح البخاري: كتاب الإيمان/ باب: الأيمان وقول النبي صلى الله عليه وسلم: “بني الإسلام على خمس”
Ka thënë shejkhul Islam Ibnu Kajjim el-Xheuzijjeh -rahimehullah-:
Fjala ndahet në dy pjesë:
1- Fjalë e zemrës: dhe ai është besimi dhe
2- Fjalë e gjuhës: dhe ajo është shqiptimi i fjalës së Islamit.
Dhe vepra ndahet në dy pjesë:
1- Vepër e zemrës: dhe ajo është nijeti dhe sinqerteti…
2- Vepër e gjymtyrëve
Nëse mungojnë këto të katërta, mungon i gjithë besimi, nëse mungon pohimi me zemër pjesa tjetër nuk bën dobi. Me të vërtetë pohimi i zemrës është kusht për besimin e tyre dhe të qënit e tyre të dobishme; dhe nëse mungon vepra e zemrës duke pasur vetëm besimin, kjo është pika e betejës midis murxhive dhe ehlus sunnetit.
Ehlus sunneti kanë rënë në konsensus për mungesën e besimit dhe se nuk bën dobi vetëm besimi me zemër pa veprën e zemrës, dhe ajo (vepra e zemrës) është dashuria dhe nënshtrimi, ashtu siç nuk i bëri dobi (besimi me zemër) Iblisit dhe Faraonit dhe njerëzve të tij, jehudëve dhe mushrikinëve, të cilët besonin në sinqeritetin e Pejgamberit ﷺ, madje e pohonin fshehtazi dhe haptazi dhe thoshin: se ai nuk është gënjeshtar, porse ne nuk e ndjekim dhe nuk besojmë tek ai.
📚 الصلاة وأحكام تاركها” (صـ ٥٦)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema