Tefsiri i Fjalës së Allahut të Lartësuar:
{وَلاَ تَقْرَبَا هَذِهِ الشَّجَرَةَ}
{Dhe mos iu afroni kësaj peme}
Kjo ishte sprovë prej Allahut dhe provim për Ademin.
Ka pasur mospërputhje në lidhje me pemën se çfarë peme ka qenë?
Ka thënë es-Sud’dij nga ai që i ka treguar nga Ibnu Abbaas se: pema për të cilën u ndalua Ademi -alejhis salaam- ishte pema e rrushit, (thotë ibnu Kethiri): kështu ka thënë Se’id bnu Xhebejr, es-Sud’dij, esh-She’abij, Xhe’adetu bnu Hubejrah dhe Muhammed bnu Kajs.
Ka thënë es-Sud’dij -gjithashtu- në një transmetim që ka përmendur, nga Ebij Malik dhe nga Ebij Salih, nga Mur’rate nga Ibnu Mes’ud dhe nga disa sahabë: se ajo ishte rrushi.
Ndërsa Jehudët pretendojnë se ishte gruri.
Ka thënë Muhamed bnu Is’hak nga një burrë prej njerëzve të dijes nga Haxhaxh nga Muxhahidi nga Ibnu Abbaas se ka thënë: Ajo ishte tërshëra.
Ka transmetuar Ibnu Xherir nga Ibnu Abbaas se: pema për të cilën u ndalua Ademi -alejhis salaam- ishte gruri. Ibnu Xheriri e transmeton me zinxhirin e tij të transmetimit: “më ka treguar një burrë nga benij Temim se Ibnu Abbaas i shkroi Ebul Xheld-it duke e pyetur rreth pemës që hëngri Ademi dhe pemën tek e cila u pendua, Ebu Xheld-i i shkroi: më pyete rreth pemës për të cilën u ndalua Ademi dhe ajo ishte gruri, më pyete për pemën tek e cila u pendua Ademi dhe ajo ishte pema e ullirit”.
Kështu e ka komentuar El-Hasen el-Basrij, Uehbu bnu Munebih, ‘Atijeh el-‘Aufij dhe Ebu Malik…
Ka thënë Muhamed bnu Is’hak nga disa njerëz të Jemenit nga Uehbu bnu Muneb’bih se thoshte: se ajo ishte tërshëra, porse një kokërr e saj në Xhennet ishte sa mëlçia e lopëve, më e butë se gjalpi dhe më e ëmbël sesa mjalti.
Ka thënë Sufjan et-Theurij nga Ebij Malik se pema:
{وَلاَ تَقْرَبَا هَذِهِ الشَّجَرَةَ}
Ishte pema e hurmës arabe.
Ibnu Xheriri transmeton nga Muxhahidi se ajo ishte pema e fikut.
Ka thënë el-Imam, el-al’lameh Ebu Xhe’afer bnu Xherir -rahimehullah-: Ajo që është e drejtë të thuhet në lidhje me këtë është: se Allahu -azze ue xhel’le- e ndaloi Ademin dhe gruan e tij nga ngrënia e një peme prej pemëve të Xhennetit dhe jo pjesën tjetër të pemëve të tij dhe ata të dy hëngrën prej saj dhe ne nuk kemi njohuri se cila pemë qe ajo, sepse Allahu nuk ka sjellë argument për robërit e tij në lidhje me të, as në Kur’an dhe as në sunnetin e saktë.
Dhe kjo dije edhe nëse dihet nuk i bën dobi atij që e mëson atë edhe ai që nuk e di nuk i bën dëm mosnjohja e saj dhe Allahu e di më së miri.
📚 تفسير القرآن العظيم” (١ /٢٣٤-٢٣٥)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema