Pyetje:
Cilat janë cilësitë e femrës për martesë që duhet të ketë parasysh muslimani?
Përgjigje:
Femra martohet për katër gjëra:
Pejgamberi -sal’lAllahu ‘alejhi ue sel’lem- në hadithin sahih ka thënë:
“Femra martohet për kater gjera:
- Për pasurinë e saj
- Për bukurinë e saj
- Për pozitën e saj
- Dhe për fenë e saj
Ti zgjidh atë që është fetare, që të mos dalësh i humbur”.
Qëllimi yt i vetëm duhet të jetë qëndrueshmëria në fenë e saj, nëse krahas saj ka bukurinë, pasurinë dhe pozitën, atëherë kjo është akoma më mirë, porse nuk duhet të jetë qëllimi yt bukuria, pasuria apo pozita, jo, rëndësia më madhe dhe qëllimi më i madh është qëndrueshmëria në fenë e saj dhe moralet e larta, duhet të pyesësh për to ata që e njohin atë, nëse ajo është fetare, larg nga zhveshja dhe shkaqet e fitneve (sprovave), e kujdesshme ndaj kohëve të faljes, atëherë afrohu drejt saj, nëse është e kundërta lëre atë, e rëndësishme është që kujdesi më i madh të jetë ndaj fesë.
🌍 http://www.binbaz.org.sa/noor/10834
Përktheu: Abdur-Rahman Mema