Loading

1- Murtaja e Shirauejh (6 h)
2- Murtaja e Ameuasit (18 h)
3- Murtaja e Kufës (50 h)
4- Murtaja e rrëmbyeshme (69 h)
5- Murtaja e vajzave (89 h) ose murtaja e eshrafëve

E para, e dyta dhe e treta: u quajtën kështu për shkak të vendit nga ku u përhap kjo epidemi.

E katërta: u quajt kështu për shkak se i rrëmbente njerëzit ashtu siç i rrëmben vërshimi i ujit.

E pesta: u quajt kështu për shkak se filloi tek vajzat dhe vdiqën gjatë saj shumë vajza. Në të njëjtën kohë ra edhe murtaja e eshrafëve, u quajt kështu për shkak se vdiqën gjatë saj shumë djem të eshrafëve (ehlul bejtit).

Ka thënë ebul Hasen el-Medāinij -Allahu e mëshiroftë-:

Ka pasur në Islam pesë murtaja të mëdha dhe të njohura prej tyre: “murtaja e rrëmbyeshme” në kohën e ibnuz Zubejr-it në vitin 69 h, vdiqën gjatë tre ditëve çdo ditë 70 mijë vetë, Enes ibnu Malik-ut -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- i vdiqën gjatë saj 83 djem, gjithashtu është thënë: 73 djem!

📚 “شرح صحيح مسلم” النووي (١٠٦/١)

Ka thënë ibnul Xheuzij -Allahu e mëshiroftë-:

Vdiq nëna (Ubejdullah) ibnu Meamar emirit (të Basras) dhe nuk gjetën njeri që ta mbanin atë, derisa paguan katër veta, kjo murtajë zgjati 4 ditë, vdiqën në ditën e parë 70 mijë vetë, në ditën e dytë 71 mijë vetë dhe në ditën e tretë 70 mijë vetë dhe në ditën e katërt njerëzit kishin vdekur të gjithë përveç një pakice.

📚 المنتظم في تاريخ الملوك والأمم” (٦٢/٦)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: