![]()
Thotë imam Muslim në Sahihun (492):
Na ka treguar Amër ibnu Seuad el-Ámirij, i cili tha: na ka treguar Abdullah ibnu Uehb, i cili tha: na ka treguar Amër ibnul Hārith se Bukejr (ibnu Abdullah el-Eshexh el-Kureshij) i ka treguar: se Kurejbi shërbëtori i ibnu Abbasit i ka treguar nga ibnu Abbasit se:
Ai pa Abdullah ibnul Harith duke u falur me flokët e lidhura gërshet pas kokës dhe filloi t’ia zgjidh ato, kur ai mbaroi namazin shkoi tek ibnu Abbasi dhe i tha: çfarë ke me kokën time?
I tha: vërtet, unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
«Shembulli i atij që falet me flokët e lidhura gërshet është si shembulli i atij që falet me duart e lidhura në supe.»
Përktheu: Abdur-Rahman Mema