Loading

Ka thënë shejkhul Islam -rahimehullah- në “el-Akidetu el-Uasitijeh” (fq. 118):

“Kjo mesele -meseleja e Uthmanit dhe Aliut -radij’Allahu anhuma- (sh.p. se Aliu është më i mirë se Uthmani) te xhumhuri i ehlus sunnetit nuk është prej bazave që për shkak të saj shkelësi bëhet i devijuar, porse meseleja për të cilën shkelësi bëhet i devijuar për shkak të saj është: çështja e khilafetit”.

Ka thënë hafizi Ibnu Haxher -rahimehullah- në “Fet’hul Barij” (7/34):

“Në fund ka pasur konsensus në mesin e ehlus sunnetit se:

Renditja e tyre në lidhje me vlerën që kanë është si renditja në khilafet -Allahu qoftë i Kënaqur me të gjitha ata-“

Ka thënë gjithashtu Hafizi ibnu Haxher -rahimehullah- në “Fet’hul Barij” (7/17):

Bejhakiu ka përcjellë në “el-I’tikad” prej esh-Shãfi’ij se ai ka thënë: janë pajtuar Sahabët dhe pasuesit e tyre për vlerën e Ebu Bekrit, pastaj të Umerit, pastaj të Uthmanit e më pas të Aliut -radij’Allahu anhum-“.

Ka thënë el-Imam ed-DaraKutnij -rahimehullah- në “Sualaat ed-Sulemij” (fq. 238)

Uthman ibnu Affani është më i mirë sesa Alij ibnu Ebij Talib, me konsensusin e xhematit të sahabëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe ky është mendimi i ehlus sunnetit”.

Ka thënë Hafizi edh-Dhehebij -rahimehullah- në “Sijer E’alaam en-Nubela’i” (12/419):

Dhënia përparësi Aliut në vlerësim nuk është rafidizëm dhe as bidat, madje këtë mendim e kanë pasur njerëz prej Sahabëve dhe tabi’inëve, të dy Uthmani dhe Aliu janë njerëz me vlera, kanë paraprirë në Islam dhe janë njerëz të xhihadit, ata janë të përafërt në dije dhe në madhështi dhe ndoshta në Botën Tjetër janë të barabartë në grada dhe ata janë prej parisë së dëshmorëve -radij’Allahu anhuma-, porse xhumhuri i ummetit favorizojnë Uthmanin ndaj Aliut; dhe këtë mendim e kemi edhe ne. Çështja në lidhje me këtë është e thjeshtë dhe më të mirët prej atyre të dyve, pa asnjë dyshim, janë: Ebu Bekri dhe Umeri dhe ai që e kundërshton këtë, atëherë ai është shi’ij i kulluar.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: