A kanë mundësi xhinët të vrasin një njeri?
Ka thënë ibnu Sa’ad el-Bagdadij në “et-Tabakatul Kubra” (7/274):
Na ka treguar Jezid ibnu Harun, i cili tha: na ka treguar Se’id ibnu Ebij ‘Erubeh, i cili tha: e kam dëgjuar Muhamed ibnu Sirinin të thotë: se Sa’ad ibnu Ubadeh urinoi në këmbë, kur u kthye i tha shokut të tij: po ndiej këputje në trup dhe vdiq, më pas ata dëgjuan xhinët të thonë: e vramë të parin e fisit “el-Khazrexh” Sa’ad ibnu Ubadeh e goditëm me dy shigjeta dhe nuk e gabuam zemrën e tij”.
Dhe në një transmetim tjetër nga Katadeh i cili tha:
Shkoi Sa’ad ibnu Ubadeh të urinoj, pastaj u kthye dhe tha: kam diçka në shpinë, nuk ndenji shumë dhe vdiq, e vajtuan xhinët dhe thanë: e vramë të parin e “el-Khazrexhëve” Sa’ad ibu Ubadeh e goditëm me dy shigjeta dhe nuk e gabuam zemrën e tij.
📚 جامع معمر راشد (٣٠٥/٥)، المستدرك على الصحيحين (٣ /٢٨٣ /٥١٠٣)
Tha el-Esma’ij: na ka treguar Selemetu ibnu Bilal nga Ebu Rexha’ i cili tha: u vra Sa’ad ibnu Ubadeh në Sham e goditën xhinët në Hauran” (sh.p. qytet në jug të Sirisë)
Ka thënë ibnu Abdul-Ber -rahimehullah- në “el-Isti’ab” (2/599) në jetëshkrimin e Sa’ad ibnu Ubadeh -radij’Allahu anhu-:
“Nuk ka pasur mospërputhje se ai u gjend i vdekur në banjon e tij, ndërsa trupi i tij ishte kthyer në ngjyrë të gjelbër, nuk e kishin marrë vesh për vdekjen e tij në Medine, derisa dëgjuan dikë që po thoshte prej një pusi por nuk shihnin njeri: e vramë të parin e “El-Khazrexhëve” Sa’ad ibnu Ubadeh, e goditëm me shigjeta dhe nuk e gabuam zemrën e tij”
Dhe është thënë se e vranë xhinët”. Mbaroi fjala e tij.
Tha ibnul Ethir -rahimehullah-: në “Usdul Gabeh” (2/441) Kur e dëgjuan fëmijët këtë gjë u frikësuan dhe ajo ditë u mbajt mend, kjo ndodhi atë ditë që vdiq Sa’ad në Sham”.
Ka thënë esh-shejkh El-Albanij -rahimehullah- në “Iruaul Galil” (1/94-95) për zinxhirin e historisë së vdekjes së Sa’ad ibnu Ubadeh -radij’Allahu anhu-:
Nuk është i saktë, edhe pse është i njohur tek historianët aq sa ibnu Abdul-Ber në “el-Isti’ab” (2/599) ka thënë:
“Nuk ka pasur mospërputhje se ai u gjend i vdekur në banjon e tij, ndërsa trupi i tij ishte kthyer në ngjyrë të gjelbër”, porse unë nuk kam gjetur për të zinxhir të saktë sipas rrugës së muhadithinëve.
E ka regjistruar ibnu ‘Asakir në “Tarikh ibni ‘Asakir” nga ibnu Sirini murselen dhe transmetuesit e tij janë të besueshëm.
Sa i përket mënyrës se si e vranë, e ka cekur el-Ajnij në shpjegimin e “el-Bukharit” se ata e morën mësysh.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema