Ka përcjellë shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh -rahimehullah- nga imam esh-Sha’bij se ka thënë:
Fatkeqësia e rafidave është si fatkeqësia e jehudëve.
Jehudët kanë thënë: nuk vlen pushteti vetëm se për familjen e Daudit -alejhis selãm-
Ndërsa Rafidat kanë thënë: nuk vlen imamllëku vetëm se për fëmijët e Aliut -radij’Allahu anhu-.
Jehudët kanë thënë: nuk ka Xhihad në rrugën e Allahut, vetëm se kur të dalë el-Mesihud Dexh-xhãl dhe të zbresë shpata prej qiellit.
Ndërsa rafidat kanë thënë: nuk ka Xhihad në rrugë të Allahut derisa të dalë Mehdiu dhe të thërrasë një thirrës prej qiellit.
Jehudët e vonojnë namazit (e akshamit) derisa të dalin yjet.
Po ashtu veprojnë edhe rafidat e vonojnë namazit e akshamit derisa të dalin yjet.
Ndërkohë që Pejgamberi ﷺ thotë:
«Do vazhdojë ummeti im në ‘fitrah’ përderisa nuk e vonojnë faljen e akshamit deri në daljen e yjeve.»
Jehudët mënjanohen pak nga kiblah.
Po ashtu mënjanohen edhe rafidat.
Jehudët e luajnë kokën dhe supet në falje.
Po ashtu luajnë edhe rafidat.
Jehudët i veshin rrobet e tyre duke i lënë mëngët lëshuar, pa i futur duart në to gjatë faljes.
Po ashtu i veshin edhe Rafidat.
Jehudët nuk mendojnë se gratë kanë kohë pritjeje kur divorcohen.
Po ashtu mendojnë edhe rafidat.
Jehudët e deformuan Teuratin.
Po ashtu e deformuan edhe rafidat Kur’anin.
Jehudët thanë: Allahu na ka obliguar 50 falje.
Po ashtu thonë edhe rafidat.
Jehudët nuk e thonë me sinqeritet selamin ndaj besimtarëve, porse thonë: es-Samu alejkum, dhe es-Samu është vdekja.
Po ashtu e thonë edhe rafidat.
Jehudët nuk e hanë “el-xhizzij” (një lloj peshku), ngjalën dhe mishin e lepurit.
Po ashtu as rafidat nuk i hanë.
Jehudët nuk e lejojnë mestin mbi këpucë.
Po ashtu edhe rafidat nuk e lejojnë.
Jehudët e bëjnë të lejuar marrjen e pasurisë nga njerëzit.
Po ashtu veprojnë edhe rafidat.
Rreth tyre na ka njoftuar Allahu në Kur’an se ata:
{قَالُوا۟ لَیۡسَ عَلَیۡنَا فِی ٱلۡأُمِّیِّـۧنَ سَبِیلࣱ}
{Thanë: ne nuk kemi asnjë faj nëse ua marrim pasurinë analfabetëve} [El ‘Imrãn: 75]
Po ashtu thonë edhe rafidat.
Jehudët bien në sexhde me pjesën e sipërme të ballit në falje
Po ashtu bien edhe rafidat
Jehudët nuk bien në sexhde pa lëvizur kokën disa herë, që ngjan me shkuarjen në ruku.
Po ashtu veprojnë edhe rafidat.
Jehudët e urrejnë Xhibrilin -alejhis salãm- thonë: ai është armiku ynë prej engjëjve.
Po ashtu rafidat thonë: gaboi Xhibrili -alejhis selãm- me shpalljen duke ia dërguar Muhamedit ﷺ.
Janë pajtuar me të krishterët në zakonin e tyre:
Ku ata nuk u japin mehër grave të tyre.
Po ashtu nuk u japin edhe rafidat dhe e lejojnë martesën e përkohshme.
Jehudët dhe të krishterët dolën më të mirë sesa rafidat në dy gjëra:
U pyetën jehudët se kush janë njerëzit më të mirë në popullin tuaj?
Thanë: Shokët e Musait -alejhis salãm-.
U pyetën të krishterët: kush janë njerëzit më të mirë në popullin tuaj?
Thanë: Dishepujt e Isës -alejhis salãm-.
U pyetën rafidat: kush janë njerëzit më të këqinj në popullin tuaj?
Thanë: shokët e Muhamed ﷺ!!!
Ata u urdhëruan për të kërkuar falje për ta ndërsa ata i shanë, shpata e tyre është e zgjatur kundër tyre deri në Ditën e Kiametit.
📚 منهاج السنة النبوية” (١ /٢٤-٢٧)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema