Loading

Transmetohet nga Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- se ka thënë: një burrë shau Ebu Bekrin -radij’Allahu anhu- ndërsa Profeti ﷺ ishte ulur, kjo gjë e bëri Profeti ﷺ të habitet dhe të qeshë, kur ai e shtoi të sharën dhe Ebu Bekri iu kundërpërgjigj disa fjalëve të tij. Profeti ﷺ u zemërua dhe u ngrit, Ebu Bekri -radij’Allahu anhu- i shkoi nga pas dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! Ai po më shante ndërsa ti ishe ulur, kur unë iu kundërpërgjigja disa fjalëve të tij, ti u zemërove dhe u ngrite.

I tha: «Me të vërtetë kur ai po të shante, me ty ishte një ëngjëll që ia kthente atij në vendin tënd, kur ti ia ktheve atij, prezantoi shejtani, dhe unë nuk mund të qëndroja aty me shejtanin»

Më pas tha: «O Eba Bekër këto tre gjëra (që do të them) janë të vërteta:

  • Nuk ka njeri që kur i bëhet padrejtësi dhe e fal atë për hir të Allahut -azze ue xhel’le- vetëm se Allahu e nderon me të dhe e ndihmon atë.
  • Nuk ka njeri që e hap derën e bamirësisë duke dëshiruar me të lidhjen farefisnore, vetëm se Allahu ia shton atij edhe më shumë.
  • Dhe nuk ka njeri që hap derën e lypjes duke dashur me të bollëkun vetëm se Allahu ia shton atij varfërinë.»

📚 سلسلة الأحاديث الصحيحة” الحديث رقم ٢٢٣١”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: