Na ka treguar Is’hak bnu Ibrahim el-Handhalij, na ka treguar ‘Isa bni Junus, na ka treguar el-Euza’ij nga Jezid bni Jezid bni Xhabir, nga Ruzejk bni Hejjan, nga Muslim bni Kardhate, nga ‘Auf bni Malik nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:
«Prijësit tuaj më të mirë janë ata të cilët i doni dhe ju duan, luten për ju dhe luteni për ta. Ndërsa prijësit tuaj më të ligj janë ata që i urreni dhe ju urrejnë, i mallkoni dhe ju mallkojnë»
Thanë: O Dërguari i Allahut, a t’i luftojmë me shpatë?
Tha: «Jo, përderisa ua falin namazin, nëse shihni te prijësit tuaj diçka që e urreni, atëherë urreni veprën e tyre, por mos hiqni dorë nga bindja ndaj tyre.»
📚 رواه مسلم في صحيحه ٣/ ١٤٨١، برقم الحديث ١٨٥٥
Përktheu: Abdur-Rahman Mema