Ka thënë el-Al’lameh Abdul-Aziz bnu Baaz -rahimehullah-:
Nuk ka problem në këtë gjë, për atë që qëndron gjatë ditës në Mekë, ditën e Kurbanit ose ditët e teshrikut në shtëpinë e tij, ose tek disa shokë të tij, porse më e mira është qendrimi në Mina nëse i mundësohet kjo gjë, duke ndjekur shembullin e Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij -radij’Allahu anhum- nëse nuk i mundësohet kjo gjë ose i vështirësohet dhe hyn në Mekë e qëndron atje gjatë ditës më pas kthehet gjatë natës në Mina dhe buan aty nuk ka asnjë problem në këtë gjë.
Sa i përket gjuajtjes së guralecëve gjatë ditëve të teshrikut kjo gjë bëhet pas zenitit dhe nuk lejohet përpara tij, dhe kush i gjuan gjatë natës nuk ka problem kur perëndon dielli i asaj dite e jo i ditës tjetër, nëse nuk i mundësohet gjuajtja pas zenitit e nëse i mundësohet përpara perëndimit të diellit atëherë kjo është më e mira.
📚 مجموع فتاوى” (١٧ /٣٦٥-٣٦٦)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema