Loading

Transmeton Abdullah ibnu Abbasi radijAllahu anhuma se i Dërguari i Allahut ﷺ, kur e dërgoi Mu’adh ibnu Xhebelin në Jemen, i tha:

«Me të vërtetë, ti do shkosh te një popull prej ithtarëve të Librit (ehlul kitab). Kur të mbërrish tek ata, ftoji që të dëshmojnë “La ilahe il-la Allah ue enne Muhameden Resul Allah” (të dëshmojnë që nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut).

Nëse ata të binden për këtë, dëfteju atyre se Allahu ka bërë detyrim për ta 5 namaze çdo ditënatë.

Nëse të binden edhe për këtë, dëfteju se Allahu e ka bërë detyrim për ta Zekatin, i cili u merret të pasurve prej tyre dhe u jepet të varfërve po nga mesi i tyre.

Nëse sërish të binden, atëherë ruhu nga marrja e pasurisë më të mirë që posedojnë. Ki frikë nga lutja e të shtypurit, sepse mes lutjes së tij dhe Allahut nuk ka perde!»

📚 Transmetoi el-Bukharij (1496) & Muslimi (19)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: