Ka thënë shejkh ibnu Uthejmin -rahimehuAllah-:
Profeti ﷺ ka thënë:
«Vërtet një njeri mund të bëjë atë që njerëzve u duket punë e banorëve të Xhennetit dhe në të vërtetë ai është prej banorëve të Zjarrit»
Lus Allahun mos të na bëjë neve dhe juve prej tyre.
Çështja është e rrezikshme, mirëpo përgëzohuni se Allahu nuk braktis kurrë robin e Tij të sinqertë.
Kur njeriu është i sinqertë me Allahun, duke kërkuar Kënaqësinë e Tij, atëherë Ai nuk e braktis atë; sepse Allahu është më Bujar sesa kjo që ta braktis robin e Tij besimtar, përderisa Allahu thotë (në hadith kudsij):
{Kush më afrohet një pëllëmbë Unë i afrohem atij një krah dhe kush më afrohet një krah Unë i afrohem atij sa hapja e të dy krahëve}
nuk mund ta braktis atë.
Mirëpo mund të ketë në zemër -Allahu na ruajttë neve dhe juve- mund të ketë brenda në zemër diçka të fëlliqur, siç është urrejtja e të vërtetës apo e një pjesë të saj dhe urrejtje ndaj besimtarëve, e të ngjashme me këto prej çështjeve të cilat e degdisin atë në një vend të humbur -Allahu na ruajttë-
Për këtë arsye unë e përsëris gjithmonë që njeriu duhet të përqendrohet në pastrimin e zemrës.
{Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë të cilët na paraprinë në besim dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë urrejtje për ata të cilët kanë besuar}
Pastroje zemrën tënde:
- Nga shirku
- Urrejtja
- Urrejtja e asaj që ka zbritur Allahu
Qoftë ajo edhe kur është për një çështje të lehtë, kurrë mos urre diçka prej asaj që ka ligjësuar Allahu; sepse Ai mund t’ja mbyllë jetën atij me një përfundim të keq -Allahu na ruajttë neve dhe juve-
📚 شرح عقيدة أهل السنة والجماعة” ( ص ٣٨)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema