Loading

Sa ishte numri i atyre që shoqëruan xhenazen e Imam Ahmedit?

Ka përmendur Ebu Zur’ate (er-Razij) se ata arritën në 2 milion e gjysëm!

Ka thënë El-Hafidh el-Uerak:

Nuk na ka ardhur ndonjë lajm që një turmë në xhahilitet apo në Islam të mblidhet në një xhenaze më shumë sesa turma që u mblodh në xhenazen e Ahmed bnu Hanbel!

Dhe pyetja që ngrihet është:

Ku ishin ata kur el-Imam Ahmed torturohej atë ditë, burgosej dhe ndalohej nga mësimdhënia për shkak të Akides Selefijeh tek e cila ftonte?

Ku ishin ata miliona që nuk e rrëzonin pushtetin dhe nuk e ndihmonin el-Imam Ahmed bnu Hanbel?

Nuk e bënë atë për shkak se el-Imam Ahmed -rahimehullah- u kishte mësuar atyre menhexhin e profetëve në refuzimin e udhëheqësve!

(El-Imam Ahmedi) ditën që u mblodhën fukahatë me të tha:

  • Ju duhet ta refuzoni në zemrat tuaja
  • Mos hiqni dorë nga bindja
  • Mos derdhni gjakun tuaj dhe atë të muslimanëve krahas jush.
  • Llogaritini çfarë pasojash mund të sjellë ajo që bëni.
  • Bëni durim

Derisa të rehatohet i miri apo të rehatohet prej të ligut.

📚 الآداب الشرعية” لابن مفلح (١ /١٧٥)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: