Pyetje drejtuar esh-shejkh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:
Pyetje: Cila është distanca për të cilën një grua ka nevojë për mahrem? A konsiderohet distanca gjysëm ore me makinë udhëtim?
Përgjigje: Me të vërtetë Pejgamberi ﷺ ka thënë: «Gruaja nuk duhet të udhëtojnë vetëm se me mahrem»
Atë që njerëzit e konsiderojnë udhëtim, atëherë ai është udhëtim, qoftë ajo distancë e gjatë apo e shkurtër, dhe atë që njerëzit nuk e konsiderojnë udhëtim, atëherë ai nuk është udhëtim.
Bazuar mbi këtë, nëse një gruaje i bie që të punojë në një vend afër vendit të saj, duke shkuar në mëngjes dhe duke u kthyer në drekë, atëherë ky nuk konsiderohet udhëtim, sepse njerëzit nuk e konsiderojnë atë udhëtim, vetëm nëse është distancë e largët, si psh. të udhëtojë nga Meka për në Medine, ose nga Meka për në Rijad ose ngjashëm me këto, atëherë ky konsiderohet udhëtim edhe nëse kthehet në të njëjtën ditë, dhe kjo sipas traditës, për arsye të distancës së largët.
Kanë thënë disa njërëz të dijes:
Se nuk i lejohet gruas të udhëtojë pa mahrem, qoftë ai udhëtim i shkurtër apo i gjatë. Më e mira është që të udhëtojë me mahrem, qoftë ai i gjatë apo i shkurtër, ama që të jetë obligim dmth mahremi, atëherë nuk është detyrë për të, vetëm nëse dalja nga vendi i saj konsiderohet udhëtim.
🔊 https://youtu.be/bddXaYIbQ_E?si=3Igy-0DNRnamKSTW
Përktheu: Abdur-Rahman Mema