Loading

Transmetohet nga Uruah ibnuz Zubejr se Erua bintu Eus ngriti një padi te Meruan ibnul Hakem kundër Sa’id ibnu Zejd ibnu Amër ibnu Nufejl -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- dhe pretendoi se ai i ka marrë diçka prej tokës së saj.

Sa’idi tha: unë të marr diçka prej tokës së saj pas asaj që kam dëgjuar nga i Dërguarin e Allahut ﷺ?!

(Meruani) i tha: çfarë ke dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ?

Tha: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

“Kush merr padrejtësisht një pëllëmbë prej tokës do t’i lidhen rreth qafës shtatë toka”

Meruani i tha: pas kësaj që the nuk do të kërkojë më argument.

Sa’idi tha: O Allah nëse ajo është gënjeshtare, verboja shikimin dhe vrite atë në tokën e saj!

Tha: ajo nuk vdiq, derisa i iku shikimi dhe kur ajo po ecte në tokën e saj befas ra në një gropë dhe vdiq!

📚 Transmetoi Muslimi (1610)

Shpjegimi i Hadithit:

Ka thënë el-al’lameh ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë- në shpjegimin e këtij Hadithi:

Elhamdulilah, ue sala Allahu ue sel-lem ala resuli Lah ue ala Elihi ue as’habihi ue men ihteda bihudāhu.

Dhe më pas:

Këto tre hadithe kanë lidhje me kerametet e eulijave, ehlus sunneti dhe xhemati -Mëshira e Allahut qoftë mbi ta- i pohojnë kerametet e eulijave me kusht që poseduesi i tyre të jetë prej ehlus sunnetit, prej njerëzve të istikames dhe të peshohet me peshoren sheriatike, nëse merret vesh që ai është në rrugën e drejtë, atëherë gjërat e jashtëzakonshme të tij janë keramete, nëse nuk është i tillë atëherë ai është prej pasuesve të shejtanëve, të njerëzve dhe të xhinnëve prej magjistarëve.

Magjistarët, shejtanët dhe adhuruesit e varreve kanë gjëra të jashtëzakonshme dhe bistytni që i bëjnë me anë të shejtanëve dhe magjistarëve, ashtu siç bënë magjistarët e Faraonit saqë i hipnotizuan njerëzit se litarët dhe shkopinjtë e tyre ishin gjarpërinj që ecnin.

Qëllimi është se kushti që ato të jenë keramete është: që poseduesi i tyre të jetë i devotshëm sipas Sheriatit, nëse fluturon në qiell, apo zhytet në det apo bën çdo gjë, kjo nuk llogaritet keramet derisa të peshohet me peshoren sheriatike, nëse merret vesh që është njëri i devotshëm sipas Sheriatit, atëherë ato janë prej kerameteve të Allahut ndaj tij dhe prej këtyre kerameteve historia e Sa’id ibnu Zejd ibnu Amër ibnu Nufejl, djali i xhaxhait të Umerit -Allahu qoftë i Kënaqur me ta- e përmendur këtu.

Ai (Sa’idi) është nga dhjetë të përgëzuarit me Xhennet -Allahu qoftë i Kënaqur me ta- një grua -dhe ajo është Erua bintu Eus- ngriti kundër tij një padi dhe pretendoi se ai kishte marrë prej tokës së saj dhe i bëri padrejtësi në tokën e saj dhe u ankua tek Meruani Emiri i Medinës në kohën e Mu’auejes -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-, ai e solli atë dhe e pyeti, por ai (Sa’idi) u distancua tek Allahu nga kjo dhe tha:

Unë të marr prej saj kur e kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë: kështu e ashtu.

I tha: çfarë ke dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ?

Tha: e kam dëgjuar thotë:

“Kush merr padrejtësisht një pëllëmbë prej tokës do t’i lidhen rreth qafës shtatë toka”

Dhe në Hadithin e Aishes -Allahu qoftë i Kënaqur me të- në dy “Sahihet”:

“Kush merr padrejtësisht prej tokës së tjetrit Allahu i lidh atij në qafë prej shtatë tokave Ditën e Kijametit”

Dmth si mund të guxojë që të marr prej saj diçka kur unë dëgjoj këtë hadith!

Meruani -Allahu e mëshiroftë- i tha: nuk të pyes më pas kësaj.

Pastaj Sa’idi tha: O Allah! Nëse ajo është gënjeshtare në akuzën e saj kundër tij dhe i ka bërë padrejtësi, merrja shikimin dhe vrite në tokën e saj, Allahu ia pranoi duanë, i iku shikimi dhe vdiq në tokën e saj, ra në një gropë në tokën e saj dhe vdiq në të.

Kjo është dëshmi se Sa’idi ishte prej eulijave të Allahut dhe ai është nga dhjetë të përgëzuarit me Xhennet, përpara kësaj ngjarjeje, kjo është dëshmi se nëse eulijatë e Allahut i sulmon dikush, Allahu hakmerret ndaj tyre, ose në çast ose më vonë.

Lusim Allahun që të na ruajë.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: