Thotë shejkh Rabi Allahu e ruajttë:
Në këtë kohë ka shembuj të shumtë të atyre që i kemi njohur dhe, ndonëse dikur ishin në menhexhin selefi, devijuan kur u përzjenë me bidatxhitë; kjo sepse bidatxhitë kanë mënyra, aktivitete dhe rrugë -ndoshta shejtanët në kohët e shkuara nuk i dinin- të cilat i mësuan së fundmi, me qëllim për të mashtruar njerëzit! Prej mënyrave të ithtarëve bashkëkohorë të tekave është metoda “Lexo dhe merr të vërtetën e lër të kotën!”
Shumë prej të rinjve nuk e dallojnë dot të vërtetën nga e kota, nuk e bëjnë dot dallimin mes së vërtetës dhe të kotës, ndaj bien tek e kota, e shohin si të vërtetë. Ata refuzojnë të vërtetën sepse e shohin si të kotë; u kthehen përmbys gjërat. Ashtu siç ka thënë Hudhejfeh radij’Allahu anhu:
“S’ka dyshim se devijimi i vërtetë është mohimi i asaj që deri dje e aprovoje dhe aprovimi i asaj që deri dje e mohoje!”
📚 تحذير أهل السنة السلفيين من مجالسة ومخالطة أهل الأهواء المبتدعين 13 صفر عام 1438 هـ
Përktheu: Abdur-Rahman Mema