Loading

Herakliu ishte i dëshpëruar dhe i mërzitur nga disfata e tij në betejën e Jermukut. Ushtria e tij përbëhej nga 240.000 ushtarë ose më shumë, ndërsa ushtria muslimane përbëhej nga 38.000 ushtarë!

Kur erdhën tek ai ushtria e mposhtur e tij

  • Tha: Mjerë për ju! Më thoni: A nuk janë ata njerëz si ju?
  • Ata thanë: Po.
  • Tha: Jeni ju më shumë apo ata?
    Ata thanë: Përkundrazi, ne jemi më shumë.
    Tha: Pse jeni mundur?
  • Njëri prej tyre tha: A më jep siguri sikur ta them?
  • Herakliu tha: Thuaje dhe do të jesh i sigurt!

Ai tha: Vërtet, ata janë njerëz si ne, mirëpo ata falen natën, agjërojnë ditën, e mbajnë fjalën, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja dhe janë të drejtë me njëri-tjetrin.

Kurse ne pimë alkool, kryejmë tradhti bashkëshortore, bëjmë gjëra të ndaluara, thyejmë besëlidhjet, zemërohemi, bëjmë padrejtësi, urdhërojmë për atë që e zemëron Zotin dhe ndalojmë nga ajo që i pëlqen Zotit dhe bëjmë prishje në tokë.

Umer ibnul Khattab -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë:

“Ne i mposhtim ata përmes bindjes sonë dhe mëkateve të tyre të shumta. Nëse mëkatet tona barazohen me të tyret ata do të na mposhtin”.

📚 البداية والنهاية” لابن كثير”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: