Loading

Al-lameh AbdulAziz ibnu Baz rahimehullah:

Pyetje: Si të sillemi me bidatxhinjtë të cilët i kemi përballë dhe me të cilët flasim e kontaktojmë pothuajse çdo ditë? Si na këshilloni?

Përgjigje: Është detyrë hexhri (bojkoti) i tyre për shkak të bidatit. Nëse e shfaqin bidatin, është detyrë bojkoti i tyre. Kjo pas këshillimit dhe udhëzimit. Me të vërtetë, muslimani e këshillon vëllanë e tij dhe e paralajmëron nga ajo që Allahu ia ka ndaluar, qofshin bidate, qofshin gjynahe haptasi. Nëse ai pendohet, mirë; nëse jo, e meriton që të bojktohet dhe të shkëputen kontaktet. Ndoshta pendohet dhe kthehet tek e sakta. Ama nëse bojkoti sjell pasoja që nuk janë të lavdërueshme, nuk e praktikon. Nëse lënia e tij është më e dobishme fetarisht, më e hajrit dhe më afër suksesit, atëherë ai nuk e bojkoton, por vijon këshillimin dhe paralajmërimin e tij nga e kota, duke shpresuar që Allahu ta udhëzojë për shkak të gjithë kësaj.

Besimtari është si mjeku: nëse vëren që mjekimi është i dobishëm, ia jep; dhe nëse vëren që nuk është i dobishëm, e lë. Bojkoti pra është si medikamenti: nëse ai ka ndikime pozitive dhe ka dobi, e bojkoton personin; dhe kjo është prej llojit të mjekimit. Ndoshta pendohet dhe kthehet nga gabimi kur vëren se vëllezërit e kanë bojkotuar.

Mirëpo kur hexhri (bojkoti) sjell shtimin e së keqes, shtimin e njerëzve të së keqes dhe bashkëpunimin e tyre, atëherë nuk e praktikon, por vijon me këshillën, udhëzimin, shfaqjen e urrejtjes për atë që ai bën dhe mosaprovimin ndaj së kotës. Vazhdon me këshillën dhe udhëzimin.

https://binbaz.org.sa/fatwas/10789/%D9%83%D9%8A%D9%81%D9%8A%D8%A9-%D8%A7%D9%84%D8%AA%D8%B9%D8%A7%D9%85%D9%84-%D9%85%D8%B9-%D8%A7%D9%87%D9%84-%D8%A7%D9%84%D8%A8%D8%AF%D8%B9

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: