Al-lameh Muhamed ibnu Salih el Uthejmin rahimehullah:
Është detyrë ngritja e argumentit përpara tekfirit! Kjo vlen për të gjitha meseletë që njerëzit mund të mos i dinë; dhe ne nuk i ndajmë meseletë në të njohura dhe të panjohura, sepse njohja apo mosnjohja është diçka relative: mund të jetë mesele e njohur tek unë dhe e panjohur tek një tjetër, kështu që patjetër duhet ngritja e argumentit dhe mosnxitimi në tekfir! Nxjerrja e një njeriu nga mileti islam nuk është gjë e lehtë! Ka pengesa deri në tekfirin e një personi, edhe nëse ai thotë apo bën diçka që është kufër.
📚 لقاءات الباب المفتوح” (48/16)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema