Loading

Pyetje: A e ka detyrë dijetari përmendjen e shkakut të kritikës ndaj një personi të caktuar? Apo çështja ka shtjellim?

Shejkh Rabi’:

Nuk e ka detyrë, sepse shumë prej dijetarëve flasin dhe nuk e përmendin shkakun. Kur dijetari që i njeh shkaqet e “Xherh uet Te’adil” është dijetar i besueshëm dhe është pikë referimi për njerëzit, mjaftojnë shprehje të tipit “filani është xhehmij”, “filani është murxhi”, “filani e ka memorien të dobët”, “filani është gënjeshtar”, “filani është i akuzuar”…”filani është kështu e ashtu”; dhe këtij dijetari i japim gjithmonë të drejtë.

Nëse një dijetar tjetër e kundërshton, në këtë rast dijetari i parë duhet të sqarojë shkakun, pra, shkakun e kritikës.

Nëse e sqaron shkakun e kritikës, atëherë nuk e kundërshton atë vetëm se ai që është inatçor, njeri i ëndjeve; pa marrë parasysh sa i madh është numri i kundërshtarëve.

📚 “مجموع كتب ورسائل وفتاوى العلامة ربيع المدخلي” (٢٥٧/١٤)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: