Cili është kurimi sheriatik për atë që është prekur nga mësyshi, o shejkh i nderuar? Në bëj dobi me këtë, Allahu ta shpërbleftë me të mira.
U përgjigj shejkhu i nderuar Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Kurimi sheriatik është leximi i shumtë mbi atë që është prekur, leximi i Kur’anit dhe i ajeteve të cilat kanë përmendjen e shërimit me Kur’an.
Lexon p.sh. “el-Fatihah”, ajetin “Kursij”, “Kul Hue Allahu Ehad”, “Kul eùdhu bi Rabbil felek”, “Kul eùdhu bi Rabbin Nās” dhe lexon p.sh Fjalën e të Lartësuarit:
{وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ} [الإسراء: ٨٢]
{Ue nunezzilu minel Kur’ani ma hue shifaun ue rahmetun lilmuëminine}
{Dhe Ne zbritëm prej Kur’anit atë që është sherim dhe mëshirë për besimtarët} [el-Isra: 82]
{يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُمْ مَوْعِظَةٌ مِنْ رَبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِمَا فِي الصُّدُورِ}
{Ja ejjuhan nāsu kad xhāekum meuìdhatun min Rabbikum ue shifaun lima fis sudūr}
{O ju njerëz tashmë ju ka ardhur një këshillë e mirë prej Zotit tuaj dhe një shërim për atë që gjendet në gjokse} [Junus: 57]
E të tjera prej lutjeve të përshtatshme.
Kjo është kur nuk dihet se kush të ka marrë mësysh, por nëse dihet se kush të ka marrë, atëherë vepron me atë që e ka porositur Pejgamberi ﷺ symarrësin: që të lahet ose të marrë avdes dhe uji që u la me të merret dhe i jepet të sëmurit që ta pijë ose i hidhet në kokë dhe në shpinë derisa të shërohet.
Disa njerëz akuzohen se e kanë marrë mësysh vëllanë e tyre, ose me një fjalë që kanë thënë ose me një fakt që tregon për të, shkon i sëmuri tek ai ose familjarët e tij duke i kërkuar atij që të marrë avdes ose të lahet, ai largohet prej tyre, i shan ata dhe refuzon që të bindet dhe kjo është gabim; sepse mundet të jetë vërtet ashtu, nëse është ashtu, atëherë largohet dëmi që buroi prej tij me vetë veprimin e tij, nëse nuk është ashtu, atëherë kjo gjë nuk e dëmton atë; sepse nëse i sëmuri nuk shërohet me këtë, e merr vesh që nuk e ka marrë ai në mësysh dhe nëse shërohet me atë, e merr vesh se ai e ka marrë në mësysh dhe shpëton prej dëmit ndaj vëllait të tij dhe prej pasojave që sjell kjo gjë nëse ka qenë ai që e ka marrë në mësysh dhe kjo nuk e dëmton atë.
Mirëpo disa njerëz -Allahu na ruajttë- krenehon me gjynahun dhe refuzon që të thotë: unë jam symarrësi?! Unë e mora mësysh?! Ashtu siç është në gjuhën joletrare e të ngjashme me këto dhe kjo është gabim, bëji dobi vëllait tënd, nëse mësyshi është prej teje shpëton prej tij dhe Allahu e shëron shokun tënd, nëse nuk është prej teje, atëherë kjo nuk të dëmton ty, dmth: nëse nuk është prej teje nuk i bën dobi atij ajo që merr prej teje, atëherë në këtë rast e merr vesh se ti je i pastër prej mësyshit.
📚 فتاوى نور على الدرب” (٢/٤)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema