Loading

Pyetje drejtuar Lexhnes: Nëse gjatë namazit harroj të lexoj fatihanë dhe ky fakt më bie ndërmend pas selamit, a jam në rregull apo duhet që të falem përsëri?

Komisioni i Përhershëm për Fetva: Kush harron fatihanë në një nga rekatet duke qenë imam apo duke u falur vetëm, nëse e kujton gjatë namazit dhe është përpara fillimit të rekatit tjetër, atëherë ai kthehet e lexon atë dhe kryen çfarë vjen pas saj prej rukusë dhe sexhdes; nëse kujtohet pas fillimit të rekatit të dytë, rekati në të cilin ka harruar fatihanë është i pavlefshëm dhe kësisoj, rekati i dytë zë vendin e të parit.

Nëse kujtohet pas selamit, ngrihet dhe fal një rekat të plotë, bën sexhden e harresës përpara selamit në të gjitha këto rrethana; nëse i kujtohet pasi ka kaluar një kohë e gjatë pas selamit, atëherë ai duhet ta falë përsëri namazin, të plotë. Por nëse është pas imamit, imami e mbulon atë mangësi për të, në rast se ka qenë injorant rreth kësaj çështjeje apo ka harruar.

Dhe nga Allahu vjen suksesi! Ue sal Allahu ala nebijjina Muhamed ue alihi ue sahbihi ue sel’lem.

📚 “Feteual Lexhnetil Daimeh lil Buhuthil Ilmijeti uel Ifta” (6/6), fetvaja nr: (19472)

Kryetar: Abdul-Aziz bin Baaz (rahimehullah).

Anëtar: Abdul-Aziz El esh-Shejkh.

Anëtar: Salih el-Feuzan.

Anëtar: Bekër Ebu Zejd (rahimehullah).

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: