Loading

Al-lameh Salih el Feuzan hafidhahullah:

Këto janë prej përrallave! Nuk duhen besuar dhe nuk u duhet kushtuar rëndësi!

Nuk ka mbetur asgjë nga gjurmët vetjake të Profetit ﷺ! As prej rrobave të tij, as prej flokëve dhe qimeve të tij. Përkundrazi, këto që thuhen janë përralla që i përhapin disa përrallaxhinj të cilët duan të zhvasin dhe të marrin pasurinë e njerëzve me këto gjëra të së kotës!

Ata që na ka lënë Profeti ynë ﷺ janë Kur’ani dhe Sunneti, ndaj është detyrë mbi ne që të kapemi pas tyre.

Këta na ka lënë i Dërguari i Allahut ﷺ (hadithi):

«Vërtet, unë kam lënë në mesin tuaj ata të cilët po u kapët pas tyre, nuk do devijoni pas vdekjes sime: Librin e Allahut dhe Sunnetin tim!»

Këta na ka lënë i Dërguari i Allahut ﷺ! Ai nuk na ka thënë: “kam lënë diçka prej flokëve apo rrobave të mia.”

E gjithë kjo është prej fjalëve të përrallaxhinjve!

📚 marrë nga audioja në arabisht me të njëjtin titull. Kanali telegram AbduRrahman Mema 19.1.2022

Shpërndaje: