Loading

U pyet el-al’lāmeh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Çfarë kuptimi ka fjala e Profetit ﷺ:

«Me të vërtetë i vdekuri do të dënohet nga e qara e familjes së tij për të»

Ai -Allahu e mëshiroftë- u përgjigj:

Kuptimi i saj është: nëse familjarët e tij qajnë për të, ai e mëson atë dhe ndjen dhimbje dhe kuptimi nuk është se Allahu do ta ndëshkojë atë për shkak të saj, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë:

{Asnjë mëkatar nuk do të mbartë barrën e tjetrit}

Dhe dënimi nuk është medoemos ndëshkim.

A nuk e ke parë fjalën e Pejgamberit ﷺ:

«Me të vërtetë udhëtimi është pjesë prej dënimit»

Udhëtimi nuk është ndëshkim, mirëpo njeriu lëndohet prej tij dhe lodhet, po ashtu me të vdekurin, nëse familja e tij qan ai ndjen dhimbje dhe lodhet prej saj, edhe pse kjo nuk është ndëshkim prej Allahut -azze ue xhel-le ndaj tij.

📜 مجموع فتاوى ابن عثيمين (17/408)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: