Dhe ajo që ka ardhur prej lajmeve në lidhje me sahabët, ato janë siç ka thënë shejkhul Islam ibnu Tejmijeh në “Akiden Uasitijeh”: “këto ethere të transmetuara konsistojnë në këto pika:
Prej tyre: ka lajme që janë gënjeshtra, ka prej tyre: që kanë shtim ose mangësi dhe ka nga ato që janë deformuar nga ajo që ka ngjarë.
Dhe ajo që është e saktë prej saj është: se ata janë të justifikuar:
- Ose janë muxhtehidunë që janë kanë qëlluar.
- Ose Muxhtehidunë që kanë gabuar.
Këto lajme nga sahabët ndahen në tre pjesë:
1- Ajo që është gënjeshtër dhe nuk ka bazë rreth sahabëve.
2- Ajo që ka bazë, porse është shtuar dhe pakësuar në të dhe është deformuar prej asaj që ka ngjarë.
3- Ajo që është e vërtetë, dhe tek kjo e vërtetë, ata ndahen:
A- Në atë që është muxhtehid, i cili ia qëllon dhe ka dy shpërblime
B- Dhe në atë që gabon dhe ka një shpërblim.
Përmbledhje:
Ajo që bie detyrë mbi muslimanin në lidhje me ta:
1- Që të bëj dua për ta: Allahu qoftë i Kënaqur me ta.
2- Që t’i përkrahë dhe t’i dojë ata
3- Që të kërkojë mëshirë për ta.
4- Që të besojë në mirësinë dhe pararojën e tyre në Islam.
5- Që të besojë se ata janë njerëzit më të mirë dhe më të preferuar pas pejgamberëve, nuk ka pasur dhe nuk ka si ata dhe se Allahu i zgjodhi ata për shoqërimin e Pejgamberit -sal’Allahu alejhi ue sel’lem- dhe bartjen e sheriatit të Tij, se ata janë cilët na përçuan neve fenë.
6- Ndalesa nga të folurit për atë që ka ngjarë midis tyre, dhe mos futja në atë që ngjau midis tyre prej kundështimeve dhe luftimeve.
7- Besimi se ajo që buroi prej tyre, prej luftimive dhe kundërshtimeve ishte si pasojë e ixhtihadit të lejuar.
📚 “Sherhu Aslis sunneti ue i’tikadud din” fq. 53-54
Përktheu: Abdur-Rahman Mema