Loading

Transmetohet nga Ebu Umāmeh Sudij ibni Áxhlān el-Bāhilij radijAllahu anhu se ka thënë:

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

«Me të vërtetë, njeriu më i afërt me Allahun është ai që fillon i pari me selam.»

📚 Transmeton Ebu Daudi me zinxhir të mirë. Saktëson El-Albānij.

Ka transmetuar Et-Tirmidhij nga Ebu Umāmeh radijAllahu anhu se sahabët i thanë të Dërguarit ﷺ:

O i Dërguari i Allahut, kur dy burra takohen, cili prej të dyve fillon me selam?

Tha ﷺ: «Ai që është më i afërt me Allahun.»

📚 Thotë el-imam Et-Tirmidhij: hadith hasen. E ka saktësuar El-Albānij.

Transmetohet nga Ebu Hurejrah radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

«Kalorësi duhet që t’i japë selam këmbësorit, këmbësori atij që është ulur dhe grupi i vogël atyre që janë grup i madh.»

📚 Muttefekun alejhi.

Ka thënë thënë el-al’lāmeh Ibnu Uthejmin rahimehullah:

Më i miri i njerëzve është ai që u jep i pari selām njerëzve. Profeti ﷺ ishte më i miri i njerëzve dhe i jepte i pari selam atij që takonte.

Ndaj përkujdesu që të japësh i pari selām përpara shokut tënd, edhe nëse është më i vogël se ty, sepse më i miri i njerëzve është ai që u jep i pari selām atyre. A nuk do doje të ishe më i miri i njerëzve tek Allahu? Të gjithë ne e dëshirojmë këtë. Keshtu që jepu njerëzve selām i pari.

Më pas Profeti ﷺ përmendi se
kalorësi duhet që t’i japë selam këmbësorit, këmbësori atij që është ulur dhe grupi i vogël atyre që janë grup i madh.

Dhe kjo sepse kalorësi është më lart. Këmbësori është më lart sesa ai që është ulur, ndaj i jep selam. Grupi i vogël i jep selam grupit të madh, sepse ata që janë më shumë kanë të drejtë ndaj atyre që janë më pak. Dhe i vogli i jep selām të madhit, sepse i madhi ka të drejtë ndaj të voglit.

Por nëse grupi i vogël tregohet neglizhent dhe nuk u japin selām, atëherë grupi i madh u jep selām; dhe nëse i vogli tregohet i pavemendshëm, atëherë i madhi i jep selām. Ndaj mos e lër sunnetin. Kuptimi i asaj që përmendi Profeti ﷺ nuk është që i madhi e ka haram t’i japë selām të voglit. Kuptimi i saj i parë është se i vogli i jep selām të madhit. Dhe nëse fillon i pari me selām, ashtu siç thamë më parë, është më e mirë; dhe më i afërti me Allahun është ai që jep i pari selām.

📚 شرح ريـاض الصالحين” (٤٠٨/٤)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: