Transmetohet nga ebij Dherr -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se ka thënë: më tha i Dërguari i Allahut ﷺ:
«O eba Dherr!»
I thashë: të përgjigjem o i Dërguari i Allahut kërkesë pas kërkese dhe kërkoj kënaqësinë tënde në përgjigjen time ndaj teje dhe përmendi hadithin, ku në të tha:
«Çfarë do të bësh nëse vdekja do t’i godasë njerëzit kur një shtëpi -duke nënkuptuar varrin- do të kushtojë më shumë sesa një skllav?»
I thashë: Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë – ose tha: çfarë të ketë zgjedhur Allahu dhe i Dërguari i Tij për mua.
Tha: «Duhet të tregohesh i duruar»
Ose tha: «të bësh durim»
Pastaj më tha: “O eba Dherr!”
I thashë: të përgjigjem kërkesë pas kërkese dhe kërkoj kënaqësinë tënde në përgjigjen time ndaj teje.
Tha: «Si do t’ia bësh kur Ahxharuz Zejd -vend afër Medinës- të mbytet në gjak?»
I thashë: çfarë të ketë zgjedhur Allahu dhe i Dërguari i Tij për mua.
Tha: «rri me familjen dhe të afërmit e ty prej të cilëve je – rri me prijësin tënd të cilit i ke dhënë besën-!»
I thashë: O Dërguari i Allahut! A ta marr shpatën ta vendos tek supi -ta bëj gati shpatën-?
Tha: «Atëherë, je bashkuar me ta – në fitne-»
I thashë: Çfarë më urdhëron të bëj?
Tha: «Rri në shtëpinë tënde!»
I thashë: Po nëse hyjnë në shtëpinë time?
Tha: «nëse frikësohesh nga shkëlqimi i shpatës për ta larguar atë që është futur në shtëpinë tënde, hidhe rroben në fytyrën tënde – që të mos shohësh gjë dhe dorëzohu- që ta marrë ai barrën e gjynaheve të tua dhe gjynaheve të tij.»
📚 Transmetoi ebu Daudi (4261), en-Nesaij (3958) dhe Ahmedi (31325)
✔️ Shejkh el-Albanij e ka vlerësuar hadith sahih në “Sahihu ebij Daud (4261)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema