Thotë shejkh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin në shpjegimin e fjalës së tij:
Nëse na vijnë lajme prej popujve që kanë kaluar dhe Kur’ani i përgënjeshtron, atëherë edhe ne i përgënjeshtrojmë.
Një shembull për këtë: në mesin e shumë historianëve është përhapur ideja se Idrisi është përpara Nuhut, mirëpo kjo është gënjeshtër, pasi Kur’ani e përgënjeshtron këtë gjë:
I Lartësuari ka thënë:
{۞ إِنَّاۤ أَوۡحَیۡنَاۤ إِلَیۡكَ كَمَاۤ أَوۡحَیۡنَاۤ إِلَىٰ نُوحࣲ وَٱلنَّبِیِّـۧنَ مِنۢ بَعۡدِهِۦۚ}
{Vërtet, ne të frymëzuam ty (o Muhamed ﷺ) me Shpallje ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe profetët pas tij.} [En-Nisa: 163]
Dhe Idrisi, në bazë të asaj çka thënë Allahu i Lartësuar, është prej profetëve:
{وَٱذۡكُرۡ فِی ٱلۡكِتَـٰبِ إِدۡرِیسَۚ إِنَّهُۥ كَانَ صِدِّیقࣰا نَّبِیࣰّا}
{Përkujtoje në Libër Idrisin! Ai ishte njeri i së vërtetës dhe profet.} [Merjem: 56]
Deri në Fjalën e Tij:
{أُولَئِكَ الَّذِينَ أَنْعَمَ اللهُ عَلَيْهِمْ مِنَ النَّبِيِّينَ مِنْ ذُرِّيَّةِ آدَمَ وَمِمَّنْ حَمَلْنَا مَعَ نُوحٍ…}
{Këta janë ata profetë të cilët Allahu i begatoi, pasardhës të Ademit dhe të atyre që Ne i bartëm me Nuhun…}
[Merjem: 58]
Ka thënë i Lartësuari:
{وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا وَإِبْرَاهِيمَ وَجَعَلْنَا فِي ذُرِّيَّتِهِمَا النُّبُوَّةَ وَالْكِتَابَ}
{Ne dërguam Nuhun dhe Ibrahimin dhe u dhuruam pasardhësve të tyre profetësinë dhe Librin} [el-Hadid: 26]
Pra, përveç Ademit nuk ka profet tjetër para Nuhut.
📚 “شرح العقيدة الواسطية” (٢ / ٣٢٢)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema