Loading

Imam el-Albanī rahimehullah:

Allahu azze ue xhel’le, siç e dimë të gjithë, ka ekzistuar dhe nuk ka pasur asgjë me Të, nuk kishte as kohë e as vend. Më pas Allahu azze ue xhel’le krijoi vendin dhe kohën, për këtë arsye nuk ka dyshim se Allahu azze ue xhel’le nuk është në një vend, mirëpo ajo që duhet theksuar është se ajo fjala habeshijeh (fjala e sektit el-Ehbash), nëse vërtetohet ky atribuim, na bëhet e qartë me anë të kësaj fjale të shkurtër se ajo është një fjalë e vërtetë me të cilën pretendohet e kota, dmth fjala e tyre: “vendi është i krijuar dhe nuk është e logjikshme që Allahu azze ue xhel’le të jetë brenda diçkaje të krijuar.” Kjo është fjalë e vërtetë, mirëpo me të cilën pretendohet e kota.

Cila është e kota që pretendohet me këtë fjalë?

Duan që me këtë fjalë t’i mohojnë Allahut azze ue xhel’le Emrat dhe Cilësitë e Tij që janë bërë të njohura në Kur’an dhe në Sunnet, kështu që ne themi me ta: se Allahu azze ue xhel’le nuk është në një vend, mirëpo a do thonë ata bashkë me ne siç ka thënë Allahu azze ue xhel’le në Kur’an:

{الرَّحْمَنُ عَلَى العَرْشِ اِسْتَوى}

{I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi Arsh}

A do thonë bashkë me ne:

{إليه يصعد الكلم الطيب والعمل الصالح يرفعه}

{Tek Ai ngjitet fjala e mirë dhe vepra e mirë e ngre atë (fjalën mirë tek Ai)}

A do thonë bashkë me ne siç ka thënë Zoti ynë:

{تعرج الملائكة والروح إليه في يوم كان مقدراه خمسين ألف سنة}

{Engjëjt dhe shpirti ngjiten tek Ai në një ditë kohëzgjatja e së cilës është sa 50 mijë vite}

A do thonë kështu?

Përgjigja mjerisht është: jo!

Atëherë, ajo është fjalë e vërtetë me të cilën pretendohet e kota! Tani do t’ju bëhet e qartë juve dhe të gjithë atyre që iu është futur dyshimi i atyre “Ehbashëve” dhe themi: vërtet, Allahu azze ue xhel’le e ka cilësuar Veten e Tij me Cilësinë e Lartësimit në këto ajete dhe jo vetëm dhe në hadithe të shumta. Kështu që, namazliu kur bie në sexhde duhet të thotë: “Subhane Rabbijel ‘Alã” dhe se prej edukatës së leximit të Kur’anit në namazin e natës është se kur imami lexon: {sebbih isme rabbikel ‘Ala} dhe xhemati pas tij thotë: “Subhane Rabbijel ‘Alã” e të tjera tekste që janë të shumta në Kur’an dhe Sunnet që tregojnë prerazi se Allahu azze ue xhel’le ka Cilësinë e Lartësimit mbi të gjitha krijesat.

Krahas fjalës së tyre “Allahu nuk ka vend” a do thonë ata: se Allahu azze ue xhel’le u ngrit mbi Arsh? Nuk e thonë atë! Dhe shkaku kthehet te dy gjëra -ku më e ëmbla nga të dyja është e hidhur-

  • ose kjo i kthehet devijimit në mendim dhe logjikë, madje i kthehet mangësisë në logjikë dhe kuptim.
  • ose qëllimi është për shkatërrimin e Islamit nga ana më e fortë e tij, që është akidja që ka lidhje me Allahun -tebarake ue te’ala-

Siç e kuptuat më e ëmbla e tyre është e hidhur, qoftë fjala e tyre për mohimin e asaj që Allahu azze ue xhel’le ka bërë të qartë në ato ajete dhe tekste që përmendëm dhe në ato që nuk i kemi përmendur se Allahu posedon Cilësinë e Lartësimit.

Mohimi që ata i bëjnë kësaj Cilësie, ose është mangësi në logjikë, kuptim dhe dituri ose është intrigë ndaj Islamit dhe muslimanëve, më ëmbla nga të dyja është e hidhur!

Ne themi tani se: Allahu azze ue xhel’le nuk është në një vend që e ka krijuar pasi nuk ka ekzistuar, kjo është një e vërtetë që nuk ka kurrfarë dyshimi në të, mirëpo a është Allahu mbi të gjitha krijesat e të mos jetë në një vend?

Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe këtu del në pah injoranca e tyre ose intriga e tyre, nuk ka lidhje në mënyrë absolute në mes pohimit të Cilësisë së Lartësimit mbi të gjitha krijesat dhe në mes të qënit në një vend; sepse vendi kur thuhet është për qëllim diçka që i ka paraprirë inekzistenca e më pas e ka krijuar Allahu azze ue xhel’le.

Atëherë, ata që e fillojnë fjalën me filozofi kelamiste: “vendi është i krijuar apo i pakrijuar?”

Po, është i krijuar, a i ka hije Allahut të jetë në një vend që e ka krijuar?

Përgjigjja është: jo, atëherë si mund të thuhet se Allahu është në një vend?

Themi: askush prej muslimanëve nuk thotë se Allahu është në një vend, përveç atyre që kanë devijuar nga Kur’ani dhe Sunneti.

📚 سلسلة الهدى والنور” – (شريط : 695)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: