Al-lameh Ibnul Uthejmin rahimehullah thotë:
Prej atyre gjërave që e ndihmojnë njeriun për të qenë i duruar është që ai të shpresojë shpërblimin e Allahut azze ue xhel-le, në lidhje me durimin e tij. Vërtet, Allahu i Lartësuar thotë:
{واصبروا إنَّ اللهَ مع الصابرين}
{Bëni durim! Vërtet, Allahu është me durimtarët!}
Dhe Allahu i Lartësuar gjithashtu thotë:
{إنما يوفى الصابرون أجرهم بغير حساب}
{Vetëm durimtarët do ta marrin shpërblimin të plotë, pa u marrë në llogari!}
Nëse njeriu e di se çfarë shpërblimi dhe nderi ka kur bën durim, atëherë sigurisht që vijon në të bërit sabër dhe në përballimin e asaj që e godet.
📚 التعليق على القواعد الحسان (ص ٢٦١)
Përktheu: AbduRrahman Mema