Al-lameh Ibn Uthejmin (rahimehullah):
Në bazë të tërësisë së argumenteve të cilat flasin për këtë, al’lameh Ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- agjërimin gjatë udhëtimit e ka përmbledhur në tri kategori:
- Agjërimi me vështirësi të mëdha. Kjo është e ndaluar;
- Agjërimi me vështirësi të lehtë. Kjo është e papëlqyer;
- Agjërimi pa pasur vështirësi. Kjo është e lejuar.
Në rastin e kategorisë së tretë, a është më i mirë agjërimi apo çelja?
Shejkhu -Allahu e mëshiroftë- ka vlerësuar si më të saktë agjërimin, për dy arsye:
- Për shkak të lehtësisë së agjërimit me njerëzit;
- Për shkak të lehtësisë së agjërimit në muajin e agjërimit.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema