Loading

Shejkh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:

Lejohet agjërimi i tri ditëve të teshrikut për ata që kryejnë Haxhin Kiran dhe Temet-tu’, nëse nuk gjejnë kurban; e gjithë kjo që të mos u humbasë sezoni i Haxhit.

Në raste të tjera nuk lejohet agjërimi i tyre. Edhe nëse personi ka për të agjëruar dy muaj rresht, ai, në ditën e Kurban Bajramit dhe përgjatë tri ditëve pas tij, e prish vijimësinë e agjërimit. Pas këtyre ditëve, vijon me agjërimin e tij.

📚 فتاوى رمضان” (ص ٧٢٧)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: