Transmeton ibnu ‘Asãkir -Allahu e mëshiroftë- në librin e tij “Historia e Damaskut”:
Se ‘Ukbetu bnu ‘Elkametu ka thënë: “Isha tek Erta’etu ibnul Mundhir, dhe disa njerëz që ishin ulur në tubim thanë: Çfarë thoni për atë person që ulet dhe përzihet me ndjekësit e sunnetit dhe kur përmenden ndjekësit e bidatit thotë: na lini rehat me përmendjen tyre, mos i përmendni?!
Tha: Erta’etu tha: ai është prej tyre, mos t’ju mashtrojë çështja e tij.
Tha: nuk e pranova këtë fjalë të Erta’etu, tha: shkova tek Euza’i – nëse i mbërrinin këto gjëra ai ishte njohës i mirë i tyre- ai tha: të vërtetën tha Erta’etu, dhe fjala e tij është e saktë, nëse ky ndalon nga përmendja e tyre, si të paralajmerojmë ndaj tyre nëse nuk i përmendim ata”?
Është vërtetuar nga Sahabiu i nderuar Abdullah bnu Mes’ud -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se ka thënë: “vlerësojini njerëzit sipas shokëve, se me të vërtetë një person nuk shoqërohet vetëm se me atë që është si ai apo në gjëndjen e tij”.
Dhe në një thënie tjetër: vlerësojini njerëzit sipas shokëve që kanë, me të vërtetë që një person shoqërohet me atë që e do dhe është si ai”
📚 “Tarikhu Dimashk” (8/15)
Shqipëroi: Abdur-Rahman Mema