Loading

Ka thënë shejkh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin rahimehullah:

Vërtet, njeriu nuk përjeton lumturinë e vërtetë, derisa të besojë në kader (paracaktim), sepse kur beson në kader, e kupton se çdo gjë është prej Zotit të tij, kënaqet me Paracaktimin e Allahut, e falenderon, bën durim ndaj belave dhe kërkon mbrojtje tek Ai, gjatë vështirësive.

Nëse beson në kader, njeriu jeton jetë të lumtur, nuk lakmon askënd për të mirat që ka dhe nuk kënaqet me fatkeqësinë e tjetrit; sepse e di që ajo është prej Allahut. I kërkon Atij që t’i japë të mira ashtu siç i ka dhënë vëllait të tij, si dhe i ngre lavde Allahut, i Cili e ka shpëtuar nga ajo me të cilën është sprovuar tjetri.

📚 الضياء اللامع”   (1 /399)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: