Loading

Pyetje drejtuar esh-shejkh ibën Uthejminit -rahimehullah-:

Pyetje: pas kësaj të kalojmë te mesazhi i pyetësit Emin nga Jemeni, i cili thotë: po pyes rreth veshjes së çallmës, a është ajo prej sunneteve të forta?

Përgjigje: veshja e çallmës nuk është as prej sunneteve të forta dhe as prej atyre jo të forta, sepse i Dërguari i Allahut -sal-Allahu alejhi ue elihi ue selem- e vishte atë duke ndjekur zakonin që kishin njerëzit në atë kohë, për këtë arsye nuk ka ardhur asnjë shkronjë e vetme nga sunneti që të urdhërojë për veshjen e saj. Ajo është prej çështjeve zakonore që nëse njerëzit e kanë bërë zakon ta veshin edhe njeriu e vesh që të mos dalë kundër zakoneve të njerëzve dhe me veshjen e tij të veçohet nga të tjerët. Nëse njerëzit nuk e kanë zakon veshjen e saj as ai të mos e vesh.

Kjo është fjala më e saktë në lidhje me çallmën.

http://binothaimeen.net/content/11416?q2=%D8%A7%D9%84%D8%B9%D9%85%D8%A7%D9%85%D8%A9

Shqipëroi: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: