Loading

Transmetohet nga Xhabir ibnu Abdullah -radij’Allahu anhu- se ka thënë: e kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë:

«Me të vërtetë gjatë natës është një orë që nëse muslimani ia qëllon duke i kërkuar Allahut mirësi prej çështjeve të dynjasë dhe Botës Tjetër Allahu ia jep atë që kërkon, dhe kjo është çdo natë.»

📚 رواه مسلم (٧٥٧)، وأحمد (١٤٣٥٥)

Ka thënë en-Neueuij -rahimehullah- në shpjegimin e këtij hadithi:

Dhe fjala e tij ﷺ pohon se ka një orë që pranohet lutja çdo natë dhe nxit për t’u lutur në të gjitha orët e natës duke shpresuar që t’ia qëllojë asaj ore.

📚 شرح النووي على مسلم (٦ /٣٦)

Ka thënë el-Al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:

Kjo orë nuk është njohur se kur është, dmth Allahu e di më së miri.

Porse Profeti ﷺ na tregoi për këtë që të bëjmë përpjekje dhe të kërkojmë për atë që na ka caktuar Allahu -azze ue xhel’le-

Kjo orë është e panjohur si ajo e ditës së Xhum’ah.

📚 شرح رياض الصالحين (٥ /٢١١)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: