Loading

Ka thënë al-lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin rahimehullah në shpjegimin e “el-Akidetu el-Uasitijeh”:

Ehlus Sunneti dhe Xhemati ia pohojnë Allahut azze ue xhel-le Cilësitë pa përngjasim.

Ata thonë: Me të vërtetë, Allahu azze ue xhel’le ka Jetë por nuk është si jeta jonë; ka Dije por nuk është si dija jonë; ka Shikim por nuk është si shikimi ynë; ka Fytyrë por jo si fytyrat tona; ka Dorë për jo si duart tona… e kështu veprohet me të gjitha Cilësitë.

Ata thonë: Me të vërtetë, Allahut azze ue xhel-le, në lidhje me ato që ia ka përshkruar Vetes, asgjë nuk i shëmbëllen nga krijesat e Tij. Dhe për këtë kanë argumente nga Kur’ani, Sunneti dhe logjika.

📚 شرح العقيدة الواسطية” (صــ٩٢ــ)”

Përktheu: AbduRrahman Mema

Shpërndaje: