Pyetje: A lejohet ngrënia dhe pirja gjatë ezanit?
Muftiu: Salih el Feuzan hafidhahullah
Përgjigjja: Nëse thirret në kohën që hyn agimi, atëherë, sapo të nisë ezani, ndalohet ngrënia dhe pirja.
Ama nëse muezini e thërret ezanin para hyrjes së agimit, nuk ka problem.
I Dërguari i Allahut sal’lAllahu alejhi ue sel’lem ka thënë:
«Kur Bilali ta thërrasë ezanin gjatë natës, hani dhe pini; dhe kjo derisa Ibnu Um’mi Mektum të thërrasë ezanin.»
Ibnu Um’mi Mektum, duke qenë se ishte i verbër, nuk e thërriste ezanin pa i thënë se agimi kish hyrë.
Pra, nuk e thërriste ezanin derisa t’i thoshin: “Agimi ka hyrë tanimë”. Domethënë në lidhje me fillimin e agimit.
http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891
Përktheu: Abdur-Rahman Mema