![]()
Dita e Mërkurë ka një kohë që pranohet lutja, në mes kohës së drekës dhe Ikindisë të cilën shumë njerëz nuk e dinë dhe transmetimi në lidhje me të është i saktë, sipas mendimit të shumë dijetarëve të hadithit, ndër ta esh-shejkh El-Albanij -rahimehullah-
Transmetohet nga Xhabir bnu Abdullah -radij’Allahu anhu- se Pejgamberi ﷺ u lut në Xhaminë “el-Fet’h”* tre herë, ditën e Hënë, ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë, iu pranua lutja ditën e Mërkurë në periudhën mes dy namazeve dhe u vu re gëzimi në fytyrën e tij.
Xhabiri tha: nuk më binte ndonjë çështje e rëndësishme dhe e vështirë vetëm se e kërkoja atë orë, u lusja gjatë saj dhe më pranohej lutja.
📚 Transmetoi el-Bukharij në “El-Edebul Mufred”, Ahmedi në “el-Musned”, el-Bezzaar e të tjerë veç tyre, dhe e ka bërë hadith “hasen” el-Albanij në “Sahihul Edebil Mufred” (1/246) nr. i hadithit (704).
Ka thënë shejkhul Islam ibnu Tejmijeh -rahimehullah-:
“Nuk ka xhami në Medine që është e ligjësuar vizita e saj, përveç xhamisë së Kubasë, sa i përket pjesës tjetër të xhamive ato kanë të njëjtin gjykim si xhamitë e tjera, të cilat Pejgamberi ﷺ nuk i ka veçuar me vizitën e tyre, dhe për këtë Fukahatë prej banorëve të Medinës nuk synonin vizitën e asnjë prej atyre vendeve, përveç xhamisë së Kubasë.
Në zinxhirin e këtij hadithi është Kethir bnu Zejd, për të cilin ka fjalë, ibnu Ma’in njëherë e bën të besueshëm dhe herë tjetër e bën të dobët.
Me këtë hadith punon një grup prej shokëve tanë hanbelij dhe jo vetëm, të cilët luten në këtë orë, ashtu siç ka ardhur nga Xhabiri, ndërkohë nuk është përcjellë nga Xhabiri -radij’Allahu anhu- se ai ﷺ synonte të lutej në atë vend por të lutej gjatë asaj kohe”
📚 “Iktidãus Sirãtil Mustekim” (2/344)
- Xhamia “El-Fet’h” është vendi ku u fal i Dërguari i Allahut ﷺ gjatë luftës së “Hendekut”.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema