Loading

Pyetje drejtuar el-al’lameh Abdul-Aziz ibnu Bāz -Allahu e mëshiroftë-

Pyetje: kam dëgjuar se babai dhe nëna e Profetit ﷺ vdiqën në fenë e Kurejshëve dhe është përmendur: se Profeti ﷺ i kërkoi leje Allahut të kërkojë falje për ta dhe nuk iu dha leje, ai qau, qanë edhe ata rreth tij. Na udhëzoni sipas kësaj pyetje?

Përgjigje: po, Profeti ﷺ kërkoji leje që Allahu ta falë xhaxhanë e tij ebu Talib dhe nuk ju dha leje, kërkoi leje që Allahu ta falë nënën e tij dhe nuk ja dha leje dhe kur u pyet për një burrë që ka vdekur në kohën e injorancës tha:

“Ai është në Zjarr”

Kur ai pa se pyetësi u vrenjt në fytyrë i tha:

“Babai im dhe babai yt janë në Zjarr”

Kjo te njerëzit e dijes konsiderohet se atyre u ka mbërritur thirrja, u ka mbërritur thirrja e Ibrahimit -alejhis selam-, ata të cilët kanë vdekur në kohën e injorancës u ka mbërritur thirrja e Ibrahimit dhe iu është ngritur argumenti, nëse ata vdesin duke mohuar Allahun, atëherë ata janë prej banorëve të Zjarrit.

Ama atyre të cilëve nuk u ka mbërritur thirrja dhe nuk kanë mësuar asgjë, çështja e tyre është tek Allahu, këta konsiderohen prej njerëzve që nuk u ka mbërritur thirrja, ata do të sprovohen Ditën e Kijametit, kush kalon futet në Xhennet dhe kush ngel futet në Zjarr.

Ama atyre që u ka mbërritur thirrja në jetën e tyre -thirrja e Ibrahimit- përpara dërgimit të Profetit ﷺ këtyre iu është ngritur argumenti.

Bazuar mbi këtë ajo që ndodhi me nënën dhe babanë e tij, kërkimi i faljes për nënën e tij që nuk iu dha leje dhe ajo që tha për të atin e tij:

“Babai im dhe babai yt janë në Zjarr”‘

Tregon se atyre u ka mbërritur thirrja.

Ama ebu Talib-it i mbërriti thirrja, e ftoi atë i biri i vëllait të tij Muhamedi -alejhis salatu ues selam- dhe ai u orvat që ta bindte atë, e ftoi kur ishte i sëmurë por ai refuzoi dhe këmbënguli në mosbesim -Allahu na ruajttë prej kësaj-!

Në atë rast Profeti ﷺ tha:

“Do të vijoj të kërkojë falje për ty derisa të më ndalohet kjo gjë”

Dhe në lidhje me këtë Allahu zbriti Fjalën e Tij -azze ue xhel-le-:

{مَا كَانَ لِلنَّبِيِّ وَالَّذِينَ آمَنُوا أَنْ يَسْتَغْفِرُوا لِلْمُشْرِكِينَ وَلَوْ كَانُوا أُوْلِي قُرْبَى مِنْ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُمْ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ} [التوبة: ١١٣]

{Nuk i takon të Dërguarit dhe besimtarëve të kërkojnë falje për idhujtarët, qofshin ata edhe të afërmit e tyre, pasi iu është bërë e qartë atyre se ata janë prej banorëve të Zjarrit} [et-Teubeh: 113]

Tregon se ai që vdes në mosbesim atëherë ai është prej banorëve të Zjarrit Allahu na ruajttë!

https://binbaz.org.sa/fatwas/12032/%D9%85%D8%B5%D9%8A%D8%B1-%D9%88%D8%A7%D9%84%D8%AF%D9%8A-%D8%A7%D9%84%D9%86%D8%A8%D9%8A-%EF%B7%BA-%D9%81%D9%8A-%D8%A7%D9%84%D8%A7%D8%AE%D8%B1%D8%A9

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: