Loading

Thotë shejkhul Islam Ebul Abbãs ibën Tejmijjeh el-Harãnī -rahimehullah-:

Ajo në të cilën ecën ehlus-sunneti është: besimi se raca arabe është më e mirë sesa ajo jo-arabe, qoftë ajo hebraike, aramaike, romake apo perse etj.

Dhe se fisi i Kurejshëve janë më të mirët e arabëve, dhe fisi benij Hãshim janë më të mirët e Kurejshëve dhe se Lajmëtari i Allahut ﷺ është më i miri i fisit benij Hāshim, ai është më i miri njerëzimit dhe më i miri i tyre si person dhe si prejardhje.

Nuk është preferenca e arabëve, pastaj e Kurejshëve, pastaj e benij Hãshim thjesht sepse Pejgamberi ﷺ ishte prej tyre, edhe pse është prej prefencës, porse ata janë në vetvete më të mirë dhe me këtë provohet se Lajmëtari i Allahut ﷺ është më i miri si person dhe si prejardhje.

📚 “Iktida’us siraatil mustekim” (1/419-420)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: