Loading

Shejkh Bedër ibnu Muhamed el-Bedër el-Ánezij:

Imam En-Nesa’i ka folur kundër 3.000 transmetuesve.

Imam Ahmed ibnu Hanbel ka folur kundër më shumë se 3.000 transmetuesve.

Imam Jahja ibnu Ma’in është marrë vetëm me transmetuesit: “Ky është i palëkundur. Ky është i besueshëm. Ky është i dobët. Ky është i braktisur.”

Nuk ka shkruar asnjë libër në fik’h; ka folur kundër më shumë se 4.000 transmetuesve.

Këtyre imamllarëve askush nuk guxoi njeri një ditë prej ditësh t’u thotë: “Nuk latë njeri pa e përfolur!”

Ndërkohë që sot, dijetarët tanë selefijë kanë folur kundër 5 apo 6 personave prej bidatxhinjve tekanjozë e pavarësisht kësaj, filluan bidatxhinjtë të bërtasin: “Nuk keni lënë askënd! Kush ka mbetur për ne?!”

Dhe i etiketuan me “xhamijeh”, “medkhalijeh”, “raslanijeh” dhe “uehabijeh”.

Kjo është e çuditshme!

📚 Shkëputur nga fjala e shejkh Bedër ibnu Muhamed el-Bedër el-Ánezij në ligjëratën me titull: “Jetëshkrimi i imam En-Nesa’iut dhe metodologjia në sunnenin e tij”. Nga minuta: 24:50

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: