Pyetje dejtuar shejkhut të nderuar Muhamed Bazmul Allahu e ruajttë!
Pyetje: I bashkova dy namazet gjatë udhëtimit; më pas, mbërrita në vendin tim përpara hyrjes së namazit të dytë, të cilin e fala të bashkuar në kohën e namazit të parë. A duhet që ta përsëris?
Përgjigje: Jo, nuk e ke detyrë që ta përsërisësh, madje nuk lejohet përsëritja e tij, sepse nuk ka namaz dy herë brenda ditës.
Nëse e ke falur namazin të bashkuar në kohën e namazit të parë, e ke kryer detyrën, kështu që nuk ke detyrë asgjë nëse mbërrin në vendin tënd përpara kohës së tij.
Madje të lejohet që të vazhdosh në gjykimin e shkurtimit të namazit edhe nëse sheh ndërtesat e qytetit tënd apo ndërtesat që rrethojnë qytetin tënd, sepse ti vijon të jesh në gjykimin e udhëtarit derisa të futesh në qytet.
📚 Marrë nga faqja e shejkhut në Facebook
Përktheu: Abdur-Rahman Mema